Qëllimi kryesor i Konferencës së Profesionistëve të Ujit Shqipëri – Hungari është të ofrojë një platformë efektive për diskutim, forcimin e bashkëpunimit dhe transferimin e njohurive ndërmjet profesionistëve të biznesit dhe ujit të të dyja vendeve.

 Kompanitë Hungareze të ujit do të ndajnë praktikat më të mira, eksperiencën dhe zgjidhjet inovative për të asistuar zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të ujit në Shqipëri duke kontribuar me ide dhe zgjidhje konkrete për sfidat e sotme të Sektorit Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri.

 Pjesmarrësit do të kenë mundësi të krijojnë lidhje dhe organizojnë takime B2B me ekspertët e sektorit Hungarez të ujit dhe të shohin ekspozitën nga Ujësjellësi i Budapestit „Made in Hungary”.

https://www.facebook.com/nagykovetseg/photos/gm.397843843921832/282710832163946/?type=3&theater